Aplikacion
Autoritetet sekuestruan dhjetëra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, duke përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë apo kallashnikovë.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dha informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.
Ai kërkoi nga Serbia që t’i dorëzojë ata dhe cilindo pjesëtar që ka arritur të ikë në Serbi.
“Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste. Poashtu për çfarëdo pjesëtari I këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, tha Sveçla.