Aplikacion
Ndaj tij u lëshua fletë arresti, por reperi nuk u paraqit në komisariat. Ndaj policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vendndodhjes së Noizy-t, si edhe shtetasit Bahtijar Bajraktarit, pasi akuzohen për “lëndim i rëndë trupor”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Por duket se reper nuk ka ndërmend të dorëzohet në polici pas lëshimit të fletarrestit ndaj tij dhe ka njoftuar koncertin e radhës.
Pasi njoftoi anulimin e koncertit të tij në Gjilan, reperi ka zbuluar se do të jetë në koncertin e tij të radhës më 7 gusht, në Sarandë.
“Koncerti më i bukur në jug të Shqipërisë, Saranda bëhuni gati”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.