zoom

Aktualitet

Polici i Vlorës dhunon efektivin e “Shqiponjave”, e ndihmojnë edhe 2 miqtë e tij

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel.

Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kntroll dhe identifikim, në brendësi të së cilit kanë qenë 3 persona.

Drejtuesi i tij, por edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar. Debati më pas degradoi në sherr fizik dhe të ndaluarit grushtuan efektivin.

Mësohet se mes tyre ka pasur edhe grushta. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”.

Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.

Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.