zoom

Aktualitet

Polici Cenalia përcillet në banesën e fundit, RENEA në “gjueti” të autorit. Nëse nuk dorëzohet…

Kanë kaluar më shumë se tre ditë nga ekzekutimi i policit të “Shqiponjave” të Fierit, Novruz Cenalia, i cili u përcoll sot në mesditë pas homazheve në “Teatrin Bylis” për në banesën e fundit, por autori i dyshuar nuk është arrestuar ende.

Policia njoftoi se po vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit, duke ushtruar kontrolle, marrë në pyetje të dyshuar dhe kryer përgjime bisedash.

Azgan Mernica besohet se nuk ka dalë nga vendi dhe ka disa lokalitete të dyshuara ku fshihet. Nëse ai do bëjë rezistencë pasi të rrethohet, nuk përjashtohet eleminimi fizik nga snajperistët e RENEA-s.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

Prej tre ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë, ndërsa zona është “krehur” edhe me dron. Mernica besohet se ka me vete edhe armën e krimit, tip pistoletë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura