Aplikacion
Në ndeshjen e parë, parizienët dolën fitues në sajë të sulmuesit Kylian Mbappe, i cili shënoi golin vendimtar të sfidës. Ndeshja e dytë parashikon një tjetër betejë shumë interesante dhe të luftuar mes dy skuadrave pretendente për të fituar kupën në fund.
“Mënyra më e mirë për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë është të luajmë për të fituar. E bëmë në Paris, ndërsa duhet të përsërisim të njëjtën gjë në Madrid. Do jetë ndeshje ndryshe nga e para, na kërkohet më shumë përqëndrim”, u shpreh Pochettino.
MBAPPE- “Ai është mirë. Ndjeu dhimbje në stërvitje pasi u lëndua, por pas dy orësh vazhdoi të ecte normalisht. Shpresojmë që nesër të luajë pa probleme”.
DONNARUMMA DHE NAVAS- “Nesër do të duhet të luajmë me një portier. Kam durim me mediat, por të njëjtën gjë kam tetë muaj që shpjegoj. Jemi me fat që kemi dy portierë të mëdhenj, klubi donte që të ishte kështu. . Ata janë dy numër një dhe nesër do të marrim një vendim. Njëri prej nesh do të jetë i zhgënjyer, por jemi të kënaqur me mënyrën se si e kemi trajtuar situatën deri më tani.”
REALI I ANCELOTTIT- Përballemi me një klub që ka fituar 13 herë Champions. Kanë një lidhje të thellë me këtë kompeticion. E di që do jetë një ndeshje që do kërkojë shumë përpjekje, por jemi të përgatitur. Është kompeticioni që kërkojmë të fitojmë.
NEYMAR- “Ai është i fokusuar në këtë sfidë, do të sjellë mentalitetin dhe pozitivitetin e tij. Champions League është një kompeticion ndryshe nga kampionati dhe Neymar është angazhuar për të fituar këtë kompeticion. Nesër ai do të tregojë të gjithë talentin e tij, do të jetë koha ideale.”, përfundoi tekniku i parizienëve.
/Zoom.al
Vrasja horror e 2 të rinjve, kërkohet dënimi me 25 vite burg për organizatorin e krimeve