Aplikacion
Aksioni është zhvilluar në rrugën kryesore të Athinës “Leoforon Mesogion”, ku është ndaluar një automjet brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 pilula ekstazi. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi shqiptar Viktor Muçopataj, 41 vjeç.
Ky i fundit rezulton i arrestuar tre herë më parë për kokainë në Greqi dhe ka vuajtur 10 vite heqje lirie. Operacioni është drejtuar nga Kreu i Policisë Kufitarë të Rafinës, Aggelo Kiousi dhe në operacion ka marrë pjesë skuadra e antidrogës dhe njësia e operacioneve speciale të policisë kufitarë të Rafinës.
Sipas burimeve, Mucopataj dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku dhe droga ishte trafikuar nga Holanda. Mucopatajt i është sekuestruar një celular dhe automjeti. /ZOOM.AL/
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta