zoom

Aktualitet

Po qëndronin në makinë! Sulmohet një çift në Korçë, policia kërkon autorin

Tentohet të grabitet një çift, teksa po qëndronin në makinën e tyre, në afërsi të Varreve të Dëshmorëve në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një zonë periferike dhe të pandriçuar të Korçës. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ka qenë e ndaluar, kur një person u është afruar dhe i ka sulmuar.

Drejtuesi i mjetit, një i ri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka dalë nga mjeti ka vrapuar për t’u larguar, ndërsa ka lajmëruar policinë.

Në të njëjtën kohë edhe autori është larguar për t’iu shmangur policisë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

Në komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për këtë ngjarje.

Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë.