zoom

Aktualitet

Po pastronte grilat e dritareve, 40-vjeçarja bie nga kati i tretë

Një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës pasi po pastronte grilat e dritareve.

Policia njofton se rreth 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, sh A. P., 40 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.