Aplikacion
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së” thotë Kim.
Më herët, Sali Berisha thelloi përplasjen me SHBA-në. Sot ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së që t’i kërkojë ambasadores Yuri Kim në Tiranë, që të ndalojë presionet në gjyq për procesin që lidhet me vulën e partisë, por edhe sulmet kundër tij./Zoom.al/