Aplikacion
Ndër komente shihet se ndjekësit shprehen të sigurt se teksti i këngës është për ish partneren e tij, që ndodhet brenda shtëpisë së BBV dhe po përjeton një lidhje jo fort pozitive me Gjestin, këngëtar nga Kosova.
“Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata”- thuhet në një pjesë të tekstit.
Olsi ka vendosur t’i kthejë përgjigje edhe një komentuesi i cili e ka akuzuar se po e përdor këtë situatë për të marrë vëmendje.
“Pse e shfrytëzon situatën? Hajt se dhe ti same shit je”– i shkruan ndjekësi, ndërsa Olsi ia kthen: “E mir, na fal! Vec me thuj kur të publikoj nanj projekt që mos të lidhet me situatën?”
Ndërkohë ka qenë vetë Egli që e ka përmendur shumë shpesh ish-partnerin e saj brenda shtëpisë, aq sa Olsi postoi një video duke thënë se videot e saj do e “ndajnë nga partnerja”.