zoom

Lajme

Po mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, sa vota duhen për raundin e parë dhe të dytë

Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë/

Ata mund të zgjedhin mes shtatë kandidatëve Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrevski. Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati që ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, pra 907.159 vota, raporton agjencia INA.

Nëse askush nuk merr shumicën e kërkuar në raundin e parë, dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë shkojnë në raundin e dytë. Raundi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit, në këtë rast më 8 maj.

President do të zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave, nëse në votim kanë dalë më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 zgjedhës të parashikuar në Kodin Zgjedhor dhe për të kanë votuar 362.864 zgjedhës.

Nëse në raundin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e duhur të votave, e gjithë procedura e zgjedhjes përsëritet. /ZOOM.AL/