zoom

Ekonomi

Po kërkoni të blini një shtëpi? Ish-ministri Arben Malaj ka 5 këshilla për ju

Në një kohë kur tregu i pasurive të patundshme po njeh vetëm rritje çmimesh dhe qytetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë t’i përballojnë ato, ish-ministri i Financave Arben Malaj jep disa këshilla për ta si të bëjnë lëvizje të zgjuara.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Malaj këshilloi që blerjet të mos bëhen në zona të shtrenjta, veçanërisht nëse këtë blerje e bëni duke e financuar me kredi.

Më e mira për blerësit, sipas ish-ministrit, është që të synojnë zona periferike ku çmimet janë të përballueshme, por ka edhe plane zhvillimore dhe bëhen kollaj të aksesueshme për çdo nevojë.

Në çdo rast, shtoi Arben Malaj, nuk duhet vepruar pa u konsultuar me një ekspert të tregut të pasurive të paluajtshme.

“Disa këshilla praktike për individët:

Asnjëherë mos nxitoni të shisni pasuri të patundshme.

Mos synoni të blini në zonat me çmime ndjeshëm të larta, sepse kjo ju rrit borxhet nga kredia, që edhe ajo nuk është e lirë.

Blini në zonat që konsiderohen “larg”, ku (nuk) ka infrastrukturë bashkëkohore, por ka plan zhvillimi.

Kurrë as mos Blini dhe as mos Shisni pa u konsultuar me ekspertë te pasurive të patundshme”, shkruan ish ministri Malaj.