zoom

Aktualitet

Po kalonte me rreth 25 mijë euro cash drejt Greqisë, kapet në Kakavijë i riu nga Dropulli

Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi se ka kryer sekuestrimin e rreth 25 mijë eurove cash, që po kaloheshin kontrabandë drejt Greqisë, me qëllime ende të panjohura, teksa u mor nëmn akuzë i riu që i posedonte, banues në Dropull.

“Sekuestrohen 24 800 euro, procedohet penalisht 26-vjeçari që nuk i deklaroi në dalje të RSh-së. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi S. T., në çantën e të cilit u gjetën 24 800 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. /ZOOM.AL/

 

 

 

 

 

Postime të lidhura