zoom

Aktualitet

Po e drejton vetë? Kryeministri Rama sërish në Bashki pas arrestimit të Veliajt

Kryeministri Edi Rama është paraqitur për herë të tretë në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të kryetarit të saj, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë , pas prangosjes së Veliajt për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, është shprehur se nuk do ta shkarkojë nga detyra.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta”, tha Rama për BIRN.

Ky vendim i Kryeministrit për të mos shkarkuar Erion Veliajn, për të hapur procesin e zgjedhjeve për kreun e Bashkisë Tiranë, ngre pikëpyetje se Rama kërkon të marrë vetë drejtimin e kryeqytetit.

Ditën e arrestimit të Veliajt, më 10 Shkurt, Rama shpalli kandidaturën e tij për mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës.

 

Postime të lidhura