Aplikacion
Kurmehaj tha se 4 prej të arrestuarve janë drejtorë të urbanizimit dhe tjerët zyrtarë të lartë. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
“Kjo iniciative ka rrjedhe prej meje, pas shqetësimit të qytetarëve për ndërtimet pa leje që janë duke u lejuar në Klinë, Deçan, Pejë, Junik dhe Istog. Unë si kryeprokuror kam caktuar pesë prokurorë që janë marrë me rastin. Kemi bastisur tri komuna, Pejë, Klinë Istog, 10 janë arrestuar, disa prej tyre drejtorë, nën dyshimet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare”, deklaroi ai në një konferencë për media.
Në Istog janë arrestuar katër zyrtarë, në Pejë tre, dy në Klinë, dhe një në Deçan. Prokurori tha se ky është vetëm fillimi. /Zoom.al
Ekzekutimi i Briken Sanajt në 2022-in te “Kodra e Diellit”, Prokuroria çon për gjykim 5 persona