Aplikacion
Debati në Big Brother nisi kur Roza pyeti Alfion pse është ndarë nga partnerja, të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Romeos, madje ka ngacmuar edhe banorë të tjerë duke i pyetur për orientimin seksual.
Roza: Kjo është një lojë, pse e merr personale?
Romeo: Si pse e marr personale, kush është lojë, me mua s’ke lojë e ke direkt personale direkt, jo ti, por të gjithë këtu.
Roza: E mirë ke ardhur në vendin e duhur, bravo.
Alfio: Më pyeti pse je ndarë me partneren dhe të gjithë e dinë që unë nuk dua të flas për këtë gjë.
Roza: Siç ngacmova Alfion ngacmova dhe ty Romeo.
Romeo: Atë nuk po e ngacmoje për gruan, po e ngacmoje për gay-t moj…
Roza: Ai është informacioni që është për të. Për Alfion, pse jeni ndarë a ke bërë tentativë që ta ndreqësh.
Romeo: Vazhdo ti unë e mbarova timen zemra ti vazhdo bluaj me veten, po deshe merre si këshillë po deshe reflekto ca të duash bëj.
Roza: Romi je duke marrë çdo gjë personale në këtë shpi, futi një mendje të lehtë.
Romeo: Nuk do më tregosh ti ca mendje ti fus unë.
Roza: Merri personale sa të duash.
Romeo: Çdo gjë personale vetëm personale, lojë nuk kam unë.
Roza: Sa i ke rrënjët e ngulura këtu ti po aq i kemi dhe ne.
Romeo: Për çfarë e thua ti tani këtë, jam i brendshëm unë hajde këtu për çfarë e the këtu do të dalësh.
Roza: Jo e kam në këtë kuptim se sa i fortë je…
Romeo: Kaq e keqe je zemra…
Roza: O lal po ti je djalë Vlore dhe unë gocë Vlore.
Romeo: Je kaq e keqe, je kaq e zezë, je e zezë, je super e zezë, je veshur me rozë për të mbuluar të zezën. Ik o njeri i zi! /ZOOM.AL/