zoom

Politikë

Plas keq sherri te Komisioni i Reformës Zgjedhore, përplasje mes deputetëve. Opozitarët u zënë…

Me debate të forta ka nisur mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku deputetët e opozitës nuk lejojnë zhvillimin e saj, duke përdorur sikundër edhe në Kuvend, bilbila për të krijuar zhurmë.

“Për çfarë paguhemi, për çfarë vijmë ne këtu”, dëgjohet të thotë Ervin Salianji, duke iu drejtuar Damian Gjiknurit.

Pas disa minutash, media ka dalë nga salla e mbledhjes.

Dhe ndërsa pritej të niste mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore në ambientet e Kryesisë, deputetët e opozitës kanë ndjekur të njëjtin ‘skenar’ si një javë më parë.

Ligjvënësit e opozitës janë ulur në karriget e kolegëve të tyre socialistë.

Pas disa minutash debate, socialistët janë larguar dhe njoftuan se do ta zhvillojnë mbledhjen oline. /ZOOM.AL/