zoom

Slider

Plas keq sherri në “BBV Albania”, Roza Lati kërcënon me hedhje nga ballkoni!

Roza Lati është prekur nga fjalët e banorëve, të cilët thanë se ajo është shtriga në “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me Ilnisën, moderatorja tha që ndihet shumë keq që banorët e kanë cilësuar si shtrigë, pasi të gjithve iu ka dhënë cigare kur nuk kanë pasur.

Roza tha që brenda shtëpisë ka të tjera shtriga që të vrasin natën e qajnë ditën.

“Iu dhashë cigare të gjithëve, tregova këtë zemërgjerësinë time dhe shiko se çfarë mora mbrapsht. Do hidhem nga ballkoni.

Se ka të tjera që janë shtrigat e borëbardhës që të vrasin natën e qajnë ditën. Nuk jam unë, jo te radha ime zemër”, tha moderatorja e mërzitur. /ZOOM.AL/