zoom

Politikë

Plani për vrasjen e Kurtit, zyra e Kryeministrisë: Nervozimi u shtua pas mbledhjes së KS

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar pas lajmeve se po planifikohej një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai deklaroi se kërcënimet kanë lidhje me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai.

Kryeziu shtoi se nervozimi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.