zoom

Lajme

Planet për martesë me Heidin dhe arsyeja e zhdukjes nga ekrani, rrëfehet Romeo

Romeo Veshaj është rikthyer për herë të parë në ekran që pas përfundimit të Big Brother Vip. Aktori, i cili u tha se kishte hatërmbetje ndaj produksionit, pasi u rendit i treti mes finalistëve, tregoi arsyen e vendimit.

“Kalova presion dhe mu duk sikur po humbisja veten. Mu desh të kaloja kohë me familjen dhe Heidin”, deklaroi Romeo në Top Arena.

Teksa u pyet për romancën me Heidi Baçin, ai tregoi se po planifikojnë të martohen.

“Ne ndoshta edhe jemi celebruar dhe s’e di njeri”, u shpreh Romeo.

Më pas shtoi: “Martesa do vijë, por nuk ka kuptim ta them tani se kur do vijë propozimi. Patjetër kemi plan. Shumë shpejt, besoj”.