zoom

Aktualitet

Plagosje me thikë në Kukës, 19-vjeçari në gjendje të rëndë

Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta. Policia njofton se A. D., 19 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit F. C., 21 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

“Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë”, njofton policia.