zoom

Aktualitet

Plagosi kushëririn e kryebashkiakut në Kukës, vetëdorëzohet autori

Autori që qëlloi me armë dhe plagosi një person sot në Kukës është vetëdorëzuar në polici.

Policia bën të ditur se pas nëgociatave me familjarët, Sebastian Muçmata 25-vjeç, ka pranuar t’i japë fund arratisë.

Personi që mbeti i plagosur është Elvis Halilaj,kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, ndërsa autori Sebastian Muçmata, është vëllai i Zenel Muçmatës, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

“Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Postime të lidhura