Aplikacion
Sipas informacioneve, Eduart Reci është qëlluar me plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.
52-vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.
Masakra me 4 viktima në Dobraç, gazetarja: Ibrahim Lici u mjekua në një qytet në jug pas sulmit