Aplikacion
Pak momente pas ngjarjes u zbuluan edhe identitetet e dy të rinjve. Si pasojë e një konflikti të çastit, i dyshuari Arbër Hoxha ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën, shtetasin Enidor Dedja.
Mësohet paraprakisht se ka pasur një konflikt mes dy personave, duke përfunduar te përdorimi i armës. I plagosuri është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Edhe Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur në Xhafzotaj. Efektivët shprehen se autori i plagosjes është 30-vjeçari me Hoxha, dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa, i plagosur mbeti Dedja, 36 vjeç.
“Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, kurse Patrullat janë në ndjekje të autorit. Mbeten të paqarta motivet e krimit. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës