zoom

Aktualitet

Plagoset këngëtari, tregtari i fruta-perimeve e goditi disa herë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku këngëtari Ademir Fresku u godit me thikë nga një tregtar fruta perimesh që shiste pranë lokalit të tij.

Raportohet se sherri nisi pasi autori i dyshuar i ngjarjes, Gjergj Dardha ka shkuar në gjendje të dehur në lokalin në pronësi të 30-vjeçarit.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, Ademir Fresku i ka thënë që nuk do i shërbehet më, duke i kërkuar mos shkonte më tek lokali i tij.

Por, 50 vjeçari ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë të riun, i cili ndodhet jashtë rrezikut.

“Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.