zoom

Aktualitet

Plagoset gjatë sherrit 26-vjeçari, i riu dërgohet në spital! Arrestohet autori

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës gjatë një sherri nga një 42-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” në kryeqytet rreth orës 20:00.

I riu me iniciale A. Z., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.