zoom

Politikë

Pjesëmarrje e ulët! Sa persona votuan në këto zgjedhje

Është mbyllur procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki.

654,538 qytetarë patën mundësinë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, por vetëm 33.33% e tyre morën pjesë në zgjedhje.

Sa i takon pjesëmarrjes më të lartë duhet thënë se kryeson Dibra.

Dibër

Pjesëmarrja në Dibër 43.35% këtë të diel, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021 53.01%

Durrës

Pjesëmarrja këtë të diel 26.27%, ndërsa një vit më parë 42.48%.

Lushnjë

Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore 35.96%, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme 46.95%.

Shkodër

Pjesëmarrja këtë të diel 29,11%, kurse në zgjedhjet e 25 prillit 41.53%.

Rrogozhinë

Pjesëmarrja e qytetarëve 30.92%, kurse në zgjedhjet e 25 prillit një vit më parë 43.77%.

Vorë

Pjesëmarrja 40.33%, kurse në zgjedhjet e përgjithshme të para një viti 54.9%.

Postime të lidhura