Aplikacion
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ku deri në këtë orë pjesëmarrja ishte mbi 32%, këtë vit është regjistruar një rënie, ndërsa deri tani kanë mbërritur 50,246 vota me postë dhe 15,000 qytetarë kanë votuar në seli diplomatike.
Elezi, ka reaguar edhe ndaj shqetësimeve për lehtësinë e fshirjes së bojës nga gishti i votuesve, çka ka ngritur dyshime mbi mundësinë e votimit të shumëfishtë.
Ai theksoi se procesi zgjedhor është i garantuar nga disa mekanizma sigurie dhe se KQZ do ta analizojë këtë çështje në një fazë të mëvonshme.
“Ecuria e procesit do të jetë pjesë e analizës sonë. Shenja në gisht nuk është e vetmja masë sigurie. Çdo votues duhet gjithashtu të nënshkruajë pjesëmarrjen, duke ia pamundësuar votimin e dyfishtë. Gjithashtu, vendosja e kamerave ndihmon në ruajtjen e integritetit të votimit,” tha ai.