zoom

Politikë

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje/ Celibashi jep të dhënat zyrtare

Në zgjedhjet vendore të 14 majit ushtruan të drejtën e tyre për të votuar vetëm 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 që kishin emrat në listë.

Ose, e thënë ndryshe, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte vetëm 38.22%.

Këto janë të dhënat zyrtare, të përditësuara nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Sa i takon vonesave në hapjen e disa qendrave të votimeve, Celibashi shpjegoi se vetëm në 5% të qendrave të votimit ka ndodhur kjo dhe se diçka e tillë nuk ka ndikuar në rezultate.

Nga ana tjetër, Ilirjan Celibashi refuzoi t’i përgjigjej kryeministrit Edi Rama, që e konsideroi një dështim total KQZ.

“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”, tha Celibashi.