zoom

Aktualitet

Pjesë e një rrjeti të strukturuar në mashtrimin me kriptomonedhat, arrestohet 30-vjeçari

Bursa e kriptomonedhave është kthyer në një fabrikë fitimprurëse edhe për ata që manipulojnë në rrjetin kibernetik.

Një 30-vjeçar u njoftua se është arrestuar duke gdhirë dita e sotme nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me një rrjet të mirëfillt1% dhe të organizuar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për të riun me inicialet M. D., që po i nënshtrohet hetimeve.

Njoftimi zyrtar i Policisë: 
“Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Team”. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për mashtrim kompjuterik të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Team”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim M. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”. /ZOOM.AL/