Aplikacion
Bashkë me Bardhi Hotin u arrestuan edhe shtatë shqiptarë të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe ‘grupi i strukturuar kriminal’.
Sipas policisë vlera e sendeve të vjedhura në grup kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.