Aplikacion
Lajmin e ka dhënë gazetari Çim Peka, i cili e ka pasur Ahmetajn të ftuar në dy emisione të mëparshme dhe ky do të jetë i treti.
“Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë,”- shkruan Peka në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto nga Zvicra me Ahmetajn.
Në dy daljet e tij të para, Ahmetaj denoncoi aferën e inceneratorit duke thënë se si ai vetë u bë “kurban” në radhët e socialistëve, për të shpëtuar dy “kokat”; Erion Veliajn dhe Belinda Balluku.
Ish-numri dy i qeverisë Rama, tha se kryeministri e kishte kërcënuar atë.