zoom

Politikë

Pjerin Ndreu hap konkurs për meme: Fituesi pushon në një resort në Shëngjin me pronar të bardhë!

Marrëveshja mes kryemininistri Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni për krijimin e dy kampeve në Lezhë, konkretisht në Shëngjin dhe Gjadër, për të strehuar emigrantët nga Afrika që tentojnë të mbërrijnë në vendin fqinj, bëri që rrjeti të shpërthejë me meme ironike dhe doza humori.

Nisur nga këto meme, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili e mbështeti këtë marrëveshje, shpalli një konkurs.

Kryebashkiaku socialist në një postim në rrjetet sociale shkruan se kush gjen meme për ardhjen e emigrantëve, apo kush e bën një të re, një komision prej tre vetash të nominuar nga ai do shpallë një fitues.

Sipas tij, memet duhet të dërgohen në inbox-in e tij dhe do të përzgjidhen në bazë të likeve që do të marrë pasi të postohen në facebook0un e tij.

Fituesi sipas kryebashkikaut socialist, do të ketë 7 ditë pushime në në prej resorteve më të mira të Shengjinit me pronar të bardhë.

“Kush gjen memen me te kendeshme, apo kush e ben nje te re, nje komision prej tre vetesh te nominuar nga une do shpalle nje fitues! Fituesit do i garantohen 7 dite pushime ne nje prej resorteve me te mira te Shengjinit me pronar te bardhe!

Materialet do administrohen ne inbox-in tim, do postojen ne faqen time! Fituesi do shpallet ne baze te like-ve! Te shohim kush e shfryn fantazine me shume! Fituesi shpallet me daten 5 Dhjetor”, shkruan ai.

Pjerin Ndreu e ka shoqëruar postimin me një meme e publikuar në rrjet ku në një furrë buke në Lezhë ka si shitëse një shtetase me ngjyrë.

Ai ka publikuar një foto të një memeje, ku basketbollist i “Besëlidhja” është një shtetas afrikan.

“Keta shoket tone oo bejne cudine ne superligen shqiptare te Basketbollit!🤣🤣 Rrafin Apollonine ne Fier me  rezultatin e thelle 108-74! Po na ecen mbare ne me duket🤣🤣🙈🙈 Te fala  direkt nga Fieri!😜”, shkroi Pjerin Ndreu.