zoom

Aktualitet

Pistat e hetimit për vrasjen e biznesmenit/ Makinat e blinduara dhe konflikti me familjen Palaj

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj. Vrasja e biznesmenit ndodhi në lokalin e tij. Viktima kohët e fundit udhëtonte me makinë të blinduar.

Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera.

Ai ishte kreu i PSD-së dhe kandidatonte si këshilltar ndërsa mbështeste koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it. Ndërkohë, autori, që udhëtonte me një motoçikletë, ishte i maskuar.

Dyshohej se biznesmeni i ekzekutuar në Shëngjin kishte konflikte me familjen Palaj, policia ka kontrolluar banesën e familjes.

Sipas burimeve policore nuk janë gjetur në banesë asnjë nga djemtë e familjes, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe sipas sistemit TIMS kanë dalë jashtë vendit vite më parë.

Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj kanë vrarë vëllanë e Ardian Nikulaj. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë vrarë dy persona nga fisi Balaj./ Zoom.al