Aplikacion
Të dhënat përfundimtare tregojnë se tabletat orale Paxlovid reduktojnë rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave dhe 88% brenda pesë ditëve.
Këto rezultate tejkalojnë suksesin e anti-viralit oral të prodhuesit rival Merck për sëmundjen, i cili u zbulua se redukton vetëm sëmundjet serioze ose vdekjen.
Kompania ka ndarë rezultatet me Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe shpreson se agjencia do të miratojë përdorimin e saj në ditët ose javët në vijim.
Kryetari dhe CEO i Pfizer, Albert Bourla, tha se studimi “nënvizon potencialin e pilulës për të shpëtuar jetën e pacientëve në mbarë botën”.
Pfizer tha gjithashtu të martën se pilula e saj duket efektive kundër variantit Omicron.
Përditësimet vijnë pasi rastet e COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital po rriten përsëri në Evropë dhe në mbarë botën. /Euronews.al