zoom

Lajme

Pikantja nga EURO 2024, pse Danimarka u kualifikua e dyta e grupit nëse ishte e baraz me sllovenët?

Surpriza më e madhe e kombinimit të çmendur matematikor dhe bazuar në rregulloren e UEFA-s ndodhi mbrëmë në EUERO 2024.

Danimarka i rrëmbeu vendin e dytë Sllovenisë fal një… kartoni të verdhë më shumë të ballkanasve! Dhe çudia ishte se ky karton i sllovenëve nuk ishte marrë në fushë, por në pankinë dhe për më tepër nga zv/trajneri i skuadrës, në ndeshjen e parë të luajtur kundër Danimarkës, që e barazuan në fund.

Të dyja skuadrat u renditën me 3 pikë nga 3 barazime, një tjetër surprizë kjo, me golavarazh të njëjtë në gola të shënuar dhe pësuar. Nëse edhe kartonat fair-play do ishin njëlloj në numër, mund të shkohej edhe tek hedhja e shortit me gogla, për të ndarë vendin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi të dyja skuadrat u kualifikuan për më tej, ku danezët gjetën gjermanët dhe Sllovenia pret kundërshtarin mes “bigëve”.

Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë me shifrat 0-0, rezultat ky që i dërgon të dyja skuadrat në fazën tjetër.

“3 luanët dominuan në fraksionin e parë, por pa realizuar dot. Ekipi i Kek kishte menduar mjaft mirë për mbrojtjen, duke mos i lejuar hapësira kundërshtarit. Fraksioni i dytë, ashtu siç pritej, u bë edhe më interesant, por sërish goli mungoi. Anglia e mbyll si vend i parë me 5 pikë, Sllovenia me 3 pikë kalon si e treta.

Danimarka me 3 pikë merr vendin e dytë, duke bërë kështu që barazimi 0-0 të eleminojë serbët me 2 pikë. Danezët u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë në mesin e fraksionit të parë, por gjithçka u anulua. Me kalimin e minutave, ritmi ra, me të dyja skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Asnjë ndryshim rezultati, pavarësisht rasteve.

Aktualisht u mësua një çift tjetër pas Zvicër-Itali, me përballjen Gjermani-Danimarkë. Kurse Anglia do presë një nga 4 të tretat më të mira. Grupi D gjithashtu pati surpriza, duke u kthyer me kokëposhtë, pasi Holanda u mund nga Austria 2-3, me këta të fundit që rrëmbyen vendin e parë dhe lanë tulipanët në të tretin, kjo falë edhe blofit të Francës ndaj Poloninë, me barazimin 1-1.

Holanda pret kundërshtarin që mund të jetë edhe Spanja ose Anglia dhe Franca një nga Grupi E. Surpriza deri tani e EURO 2024 është fakti se 4 favoritet e kompeticionit kanë kryqëzim të pashmangshëm mes tyre dhe për ta fituar trofeun duhet të heqin qafe njëra-tjetrën.

Ato janë Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca me Belgjikën nëse kjo kap vendin e dytë në Grupin E. Në krahun tjetër kryqëzohen favorite si Anglia dhe Italia, me rrugë më të lehtë. /ZOOM.AL/