zoom

Bota

Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

Pfizer dhe BioNTech ka kërkuar nga FDA miratimin e vaksinës së saj për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas një postimi në Twitter të kompanisë.

 

Vaksina Pfizer/Biontech, e miratuar nga FDA në gusht, ishte vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër COVID-19 për përdorim në SHBA. Vaksinat Pfizer/Biontech dhe Moderna janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12-vjeç.