Aplikacion
“Ekipet tona kanë punuar pa pushim që nga incidenti për të siguruar një rregullim të shpejtë. Tani jemi në gjendje të rifillojmë me siguri fluturimet, duke i dhënë përparësi atyre të anuluara”, shkruhej në deklaratë.
Heathrow këshillon që pasagjerët të mos shkojnë në aeroport, nëse linja ajrore nuk i ka lajmëruar.
“Shpresojmë që nga nesër të vijojmë punën normalisht. Informacionet e mëtejshme do jepen së shpejti. Prioriteti ynë mbetet siguria e pasagjerëve tanë dhe atyre që punojnë në aeroport. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident”, thuhej në deklaratë.
Heathrow mbylli dyert këtë të premte për të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse për shkak të mungesës së energjisë elektike si pasojë e një zjarri. Aeroporti Heathrow është më i ngarkuari në Europë dhe i pesti në botë për fluturimet ndërkombëtare.