zoom

Politikë

A do ta pranojë festën për t’u bërë zëvendës i Vangjel Tavos? Petro Gjikuria: Jam kreu i ardhshëm i Bashkisë Himarë

Kandidati i PD-së, Petro Gjikuria, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, është shprehur i bindur se do të jetë ai kreu i Bashkisë Himarë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të pranojë ftesën e Vangjel Tavos për t’u bërë zëvendës i tij nëse humb zgjedhjet u shpreh “Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes”.

Petro Gjikuria tha se sot është ditë feste dhe e demokracisë, duke u bërë thirrje himarjotëve që t’i drejtohen qendrave të votimit, duke theksuar “të fitojë më i miri”.

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë”, tha ai.