zoom

Aktualitet

Pësoi goditje në tru një ditë më parë, si është gjendja e poetit Agim Doçi

Poeti i njohur, Agim Doçi nuk ka ende asnjë përmirëim në gjendjen e tij pas goditjes që pësoi në tru, një ditë më parë.

Doçi ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në Shërbimin Neurovaskular në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza, pas një hemorragjie cerebrale në kokë.

Poeti u hospitalizua në orët e para të mëngjesit të të shtunës (22 qershor) në Qendrën Stroke, QSUT pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Doçi u referua nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja dhe u soll drejt QSUT me autoambulancë.

Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion