Aplikacion
33-vjeçare, e cila garoi në Paris, pësoi djegie të mëdha pas sulmit të së dielës,.
Autoritetet në Kenia, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej, thanë se ajo u sulmua pasi u kthye në shtëpi nga kisha.
Rebecca Cheptegei pësoi djegie në 75% të trupit dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e atletes sonë, Rebecca Cheptegei, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje. Ne si federatë dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u prehtë në paqe”, thuhet në postimin e Federatës së Atletikës së Uguandës.