zoom

Aktualitet

Përveç “Matrix”/ Dalin dy aplikacione të reja që përdoren nga kriminelët

Së fundmi auroritetet ligjzbatuese europiane kanë zbërthyer aplikacionin “Matrix”, i cili përdoret kryesisht nga personazhet e botës së krimit për komunikimet mes tyre.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përveç “Matrix” janë edhe aplikacione të tjera të koduara që përdoren gjithashtu nga grupe apo eksponentë kriminal.

Sipas Lalës, këto aplikacione të cilat janë shumë të kushtueshme nuk janë deshifruar ende.

“Janë edhe 2 aplikacione të reja të hedhura në treg, janë të pa deshifruara, dhe shumë të kushtueshme. Janë aplikacione që po përdoren. Sfidë më vete mbetet identifikimi i personave. Në Sky Ecc shumë e vështirë që të identifikohen përdoruesit. Nëse nuk është dërguar një foto, ditëlindje, event personal ose lidhje që e lidh individin me bisedën është shumë e vështire që të identifikosh përdoruesin, sfida e autoriteteve është të bëjë individualizimin., pra një adresë mund të jetë përdorur nga disa persona. Duhet parë me shumë kujdes mënyra e identifikimit të personave që mund tu atribuohet vepra penale.
“Matrix” është aplikacioni i pestë i deshifruar pas “SkyECC”, “Encrochat”, “Exclu” dhe “Ghost”.”- tha Lala në emisionin “Open”.