Aplikacion
Teliti tha se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në fund, derisa ata hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, të shkojnë atje ku e meritojnë si hajdutë. Një mesazh Teliti e ka pasur edhe për Policinë e Shtetit.
“Këtu janë qytetarët e vjedhur, janë qytetarët e shtypur, në atë godinë janë hajdutët. Mos guxoni ju policë zorraxhinj, që nxirrni zorrat për të shuar zjarrin e protestës, se nuk e shuani dot. Jemi këtu kundër abuzimit, kundër vjedhjeve. Ju që merrni urdhëra të paligjshëm mos i zbatoni ato, mos u bëni shkelës të ligjit, mos u bëni bashkëfajtorë”, tha Teliti.
Në vijim ai theksoi se qytetarët ashtu sikundër kanë qëndruar, do të qëndrojnë në protesta, pasi ndjehen të vjedhur, të grabitur dhe ata nuk po protestojnë vetëm për veten e tyre, por edhe për policët që përdoren sot nga ata që janë banda e hajdutëve.
Belind Këlliçi, drejtues poltik i PD-së për degën e Tiranës, i ka drejtuar një paralajmërim të hapur Policisë së Shtetit nga protesta para Bashkisë së Tiranës.
“Guxoni prekni qytetarët, jeta është shumë e gjatë. Do e keni personale me qytetarët dhe Partinë Demokratike, qoftë ti Met Rrumbullaku qoftë ti Tonin Vocaj, qoftë ai hajduti i bashkisë”, tha Këlliçi.
Por përplasje nuk pati vetëm mes qytetarëve e efektivëve por edhe përfaqësuesve të opozitës e zyrtarëve të lartë të policisë të cilët ishin të pranishëm në protestë.
Siç duket edhe nga pamjet ka pasur një përplasje verbale mes Gazmend Bardhit i cili ishte me Bledjon Nallbatin dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj e drejtori për rendin dhe sigurinë, Rebani Jaupi. /ZOOM.AL/