zoom

Lajme

Përsëritet historia për Parashqevi Simakun, si refuzoi 2 vite më parë mjekimin

Parashqevi Simaku ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik në SHBA, prej dy javësh.

Lajmin e konfirmoi pak ditë më parë Elton Ilirjani, i cili mori përsipër të kujdesej për të.

Në ditët e para të janarit, ajo kaloi një krizë, duke folur përçart, çka i detyroi ata që ishin pranë saj të kërkonin ndihmë mjekësore.

Gjendja e saj aktuale është e stabilizuar, por sipas dëshmive, Parashqevia refuzon mjekimin, pavarësisht këmbënguljes së djalit të saj, Luke.

Kjo është një histori e përsëritur për Parashqevinë, e cila edhe dy vite më parë u shtrua në spital nga shqiptarë të tjerë, të cilët u përpoqën ta ndihmonin.

Por, Parashqevia ishte larguar të nesërmen, duke refuzuar që të çohej në qendrën shëndetësore.

Postime të lidhura