Aplikacion
“Në Amerikë, nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke censuruar kundërshtarët ose duke i futur në burg. Qoftë lideri i opozitës, një e krishterë e përulur që lutet në shtëpinë e saj, apo një gazetar që përpiqet të raportojë lajmet. As nuk mund ta fitoni mandatin duke shpërfillur elektoratin tuaj bazë mbi pyetje të tilla si, kush duhet të jetë pjesë e shoqërisë sonë të përbashkët.”
Deklarata e JD Vance mund të lexohet lehtësisht si një paralajmërim për demokracitë që rrezikojnë të rrëshqasin drejt autoritarizmit nëpërmjet instrumentalizimit të institucioneve shtetërore.
Në Shqipëri, ku Sali Berisha është nën hetim nga SPAK dhe kaloi afro 1 vit në arrest shtëpie, diskursi i tij dhe i mbështetësve të tij ka ndërtuar një narrativë të ngjashme, se ai është viktimë e një drejtësie të kapur nga qeveria Rama dhe se hetimi ndaj tij është politik, jo ligjor, i diktuar dhe sponsorizuar nga organizata e drejtuar nga George Soros.
“Chris LaCivita e bëri të qartë se Edi Rama është një kukull e Xhorxh Soros, i shpallur armik në SHBA” – deklaroi sërish sot Berisha.
Një nga debatet më të mëdha në politikën botërore sot është ai mbi përdorimin e ligjit për të eliminuar kundërshtarët politikë, i njohur si “lawfare”. Presidenti Trump ka pasur të njëjtat akuza ndaj administratës së Joe Biden. Berisha vijon të ketë të njëjtat akuza për qeverinë e Edi Ramës. Drejtësia, si për Trump në Amerikë, si për Berishën në Shqipëri, u kthye në mjet për të mbajtur pushtetin dhe për goditur kundështarët.
Duke analizuar të dyja situatat, përdorimi i deklaratës së JD Vance nga pozita si një kornizë për të gjetur ngjashmëri situatën në Shqipëri, duket i drejtë, veçanërisht në perceptimin se drejtësia është përdorur për qëllime politike. Aq më tepër kur në Shqipëri edhe vetë Edi Rama po e akuzon sot SPAK, pas arretimit të Erion Veliajt dhe ndryshimit të pushtetit në Uashington, se po vepron politikisht. /Zoom.al