zoom

Lajme

Përplasje titanësh në Champions League/ Real Madrid- Atletico përballë njëri-tjetrit, ja dhe sfidat e tjera sot

Champions League rikthehet këtë të martë (4 mars) me katër ndeshjet e raundit të parë çerekfinal. Padyshim spikat sfida e Bernabeut mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Gjithçka nis në Belgjikë në orën 18:45 me ndeshjen mes Club Brugge dhe Aston Villas. Të dyja skuadrat performuan mirë në fazën e ligës dhe padyshim emrat e tyre janë surprizë në këtë fazë.

Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në “Bernabeu”, aty ku luhet sfida derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Goglat vendosën përballë që në këtë fazë të ketë një derbi, por evropian.

Në dy ndeshjet e tjera, Dortmund pret Lille, ndërkohë që Arsenal ka një detyrë jo të lehtë në Holandë, aty ku i pret PSV-ja.

Champions League, ndeshjet e para çerekfinale:

18:45

Club Brugge – Aston Villa

21:00

Dortmund – Lille

PSV – Arsenal

Real Madrid – Atletico Madrid/ Zoom.al

Postime të lidhura