Aplikacion
Lajmi i publikuar në Zoom.al, u shpërnda nga ish kryeministri Sali Berisha me bujë të madhe, duke hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se do të bënin pastrim parash dhe do të lejonin ndërtimin e kullave në truallin e selisë së PD.
‘’ Shoqata Basha-Bardhi, kompani e ndertimit dhe larjes se parave ne ndertim kullash ne truallin e Selise se PD.’’ shkruan Berisha.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike kundër Berishës. Partia Demokratike ka mohuar që në truallin ku do ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla. Ajo thotë se ky është një lajm për të tërhequr vëmendjen nga protestat e Sali Berishës ka risjellë edhe një herë në vëmendje akuzën që u artikulua nga Lulzim Bashës se Berisha pastron paratë e ortakëve të tij.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë zgjatur akuza. Një tjetër përgjigje vjen nga Sali Berisha, i cili thekson se ky projekt është tregues e Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.
Reagimi i Berishes:
Pergenjeshtrim!
Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.
Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.
Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.
Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.
Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb
Kujme se Zoom.al ka zbuloi sot se ekziston një plan për ndërtimin në truallin e saj të disa kullave të larta, që do të shërbejë si njësi banimi dhe shërbimi, por edhe si hotel.
Në faqen e studios “MGS Architecture” është publikuar koncepti i projektimit i krijuar prej saj për atë që do të njihet si “4Freedom Park”.
“Arkitektura e guximshme dhe unike e ndërtesave të projektit synon të pasurojë karakterin e horizontit të Tiranës duke projektuar një shprehje të patrembur dhe forcë, të njohur menjëherë në mbarë botën si një strukturë ikonike”, – thuhet në përshkrimin që studioja arkitekturore i bën këtij projekti.
“4Freedoms Park” do të shtrihet në një sipërfaqe rreth 8200 metra katror dhe do të ketë një hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra komerciale, si dhe dyqane me pakicë dhe parkim të bollshëm.
“Ky zhvillim arkitektonik mahnitës me përdorime të përziera jo vetëm që do të bëhet një destinacion historik në Tiranë, por gjithashtu do të shërbejë me krenari si vitrinë e botës”, garanton kompania projektuese.
“Vendndodhja unike e projektit –ngjitur me Parlamentin dhe i vendosur midis dy prej objekteve të kultit, (katedrales katolike dhe xhamisë së madhe) – siguron që Parku 4Freedoms të shërbejë si një kujtesë e vazhdueshme për qytetarët e mishërimit të gjallë të lirisë demokratike në praktikë , diçka që ishte rreptësisht e ndaluar për gati pesëdhjetë vjet nën regjimin e mëparshëm Stalinist”, shkruhet në faqen e zyrës që ka bërë projektin.
“MGS Architecture” tregon në faqen e saj se projekti ka 3 vjet që punohet. Por pavarësisht kësaj, në Shqipëri për të nuk ka folur deri tani as Bashkia e Tiranës, as Partia Demokratike dhe as Qeveria.
Nuk është ende e qartë se kush e ka kontraktuar kompaninë “MGS Architecture” për të bërë projektin, Bashkia, Partia Demokratike apo Qeveria Rama.
/zoom.al/
“Kryevepra” e qeverisë/ Këmbësorët nuk kalojnë dot, ura e Unazës së Madhe e mbytur në ujë