Aplikacion
Ndërsa po fliste deputeti socialist Petro Koçi, demokrati Flamur Noka, i ka ndaluar fjalën, duke i hequr mikrofonin.
Pas këtij veprimi Spiropali ka njoftuar përjashtimin nga Kuvendi të Flamur Nokës, si dhe ka mbyllur seancën e sotme plenare.
Pas daljes nga Kuvendi, Noka tha se opozita nuk do të stepet dhe se aksioni do të vazhdojë.
Opozita është në ballë të aksionit që kemi nisur. Shqiptarët nuk meritojnë një narkoregjim. Ata që janë sot në qeveri nuk janë të denjë për të qeverisur shqiptarët, janë të denjë për të vjedhur sepse ky është profesioni i tyre. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Çdo të hënë dhe enjte në Parlament do të jetë kjo panoramë që patë. Nuk ka kompromis me mafien, ne jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhja që Shqipëria të ecë përpara.”- tha Noka.