zoom

Bota

Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak, identifikohen 28 prej 41 viktimave të gjetura

Shefi i zjarrfikësve të DC, John Donnelly, i cili ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Washtingon ku avioni me 64 persona në bord u përplas në ajër me helikopterin usharak, ka deklaruar se deri më tani janë gjetur trupt e 41 viktimave, ndërsa 28 persona janë identifikuar.

Ai u shpreh se ekipet punuan gjatë natës për të rikuperuar trupat e më shumë viktimave. Ata përdorën skaner sonar, kryen kërkime në bregdet dhe si edhe kërkime ajrore.

Por, theksoi se për gjetjen e më shumë viktimave duhet fillimisht të largohet nga lumi Potomac trupi i avionit.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi përplasjen midis helikopterit të ushtrisë amerikane dhe një avioni pasagjerësh të American Airlines, ku mbetën të vdekur 67 persona.

Postime të lidhura