Aplikacion
Së fundmi, bëhet me dije se efektivi kishte lidhje familjare me të miturin. Ai është shokuar, pasi ka parë 12-vjeçarin, pa shenja jete në tokë.
Pas ngjarjes, Dine ka tentuar që t’i japë fund jetës dhe ka përfunduar në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.